Teuta mund 3-0 Shkumbinin dhe eshte e dyta ne Superlige

Teuta apo Kukësi? Cila prej këtyre skuadrave e meriton të çelë një kronikë futbolli? Le t’ia japim këtë nder durrsakëve thjesht sepse janë aktualisht në vendin e dytë në renditjen e Superligës pas fitores 3-0 ndaj Shkumbinit. Një përballje luajtur në Durrës.
Veçse, edhe kuksianën bënë bujë me suksesin 3-1 në Gjirokastër.
Në “Niko Dovana”, “djemtë e detit” nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren e cila ishte e thellë dhe e pastër. Ata gjetën edhe një golshënues si Daniel Xhafaj, autor idy rrjetave.
Vlonjati shënoi herët në pjesën e parë dhe me këtë rezultat u shkua në pushim. Pas tij, durrsakët vendosën fitoren në kasafortë me golin e mbrojtësit të kombëtares, Tefik Osmani.
Daniel Xhafaj përfundoi saktë një aksion sulmues të Teutës në minutat e fundit dhe ndeshja u fitua 3-0.
Në stadiumin “Luftëtari”, kuksianët ishin përpara vazhdimisht. Tiranasi Alikaj hapi shifrat, veçse epërsia nuk mbajti gjatë. Caco barazoi pa kaluar mirë 4 minuta.
Gjithsesi, potenciali dhe serioziteti iveriorëve ndikoi në rezultatin përfundimtar. Mbrojtësi Malota riktheu avantazhin e Kukësit, ndërsa shpejt në pjesën e dytë, goli itretë u shënua nga sulmuesi Popoviç.
Në ndeshjet e tjera, Tirana fitoi në “Qemal Stafa”, 1-0 ndaj Tomorit e Kastrioti mundi 4-1 në Krujë Apoloninë.
Skënderbeu kryeson me 33 pikë pas 14 ndeshjeve, Teuta e ndjek me 26, Tirana ka 25 dhe Kukësi e Laçi nga 24 pikë.