E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, dëshmia e ish ushtarakut Hoxha

Ish-dretori i Logjistikës në Shtabin e Pergjithshem te ushtrise , Bardhyl Hoxha dëshmoi në seancën gjyqësore ndaj 29 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit. ai tregoi para trupit gjykues të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për takimin me Patric Henry, përfaqësues i kompanisë amerikane "SAC”. Sipas tij takimi u zhvillua më 26 dhjetor 2006,ne Ministrine e Mbrojtjes,ne kohe kur kjo kompani kërkoi të kryente demontimin e armëve në Shqipëri.

Ne takim kishte qene i pranishem edhe drejtori i MEICO, Ylli Pinari, i pandehur në proces, dhe ish-drejtori teknik i fabrikës Dritan Minxolli. më 28 dhjetor 2007, kompania amerikane "S A C" nënshkroi një kontratë me ndërmarrjen shtetërore të eksport-importit të armëve, MEICO pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku kishte të drejtën të çmontonte dhe demilitarizonte municionin luftarak të blerë.

Vlera monetare e kontratës së shitblerjes mes MEICO-s dhe "SAC"-it kapte shifrën e 582.326 dollarëve amerikanë. Ne deshmi u tha se tri ditë më vonë, amerikania "SAC", me administrator Patrick Henry, ia ka shitur arsenalin ushtarak kompanisë shqiptare "Albademil"I pandehur si shkaktar për tragjedinë e Gërdecit. Marrëveshja mes Patrick Henry dhe Mihal Delijorgjit është nënshkruar më 31 dhjetor 2007. Ylli Pinari deklaroi ne seancene kaluar se gjithcka en Gerdec ishte realizuar conform ligjeve dhe ishin zbatuar urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›