Shtyhet për herë të shtatë seanca ndaj Albin Kurtit

është shtyrë për herë të shtatë procesi gjyqësor kundër liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Kurti nuk është paraqitur as në seancën e sotme gjyqësore, ndërkohë policia nuk ka arritur të kryejë arrestimin e tij. Në mungesë të Kurtit në sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, por edhe të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, procesi ndaj tij është shtyrë për datën 19 prill. “Arsyeja e shtyrjes është se Albin Kurti nuk ka qenë në seancë dhe ai ende nuk është arrestuar nga policia. Gjithashtu, edhe avokati mbrojtës i caktuar nuk ishte prezent. Hapi i ardhshëm do të jetë bërja e një fletarresti të ri dhe materiali për masat disiplinore do t’i përcillet edhe Odës së Avokatëve të Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes.
Pas dorëheqjes së avokatit Avni Gjakova, edhe një avokat tjetër, Musa Dragusha ka refuzuar të mbrojë Kurtin, pasi vetë lideri I “Vetëvendosjes” u ka bërë thirrje prokurorëve, gjyqtarëve dhe avokatëve që të mos bëhen pjesë e procesit gjyqësor kundër tij, të udhëhequr nga EULEX-i. Kurti akuzohet për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, për pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues.
Bul Salihu