Seria A nuk njeh pushim, sot “akti” V
Interi do të presë në “San Siro” Napolin e Donadonit, në një ndeshje ku vendasit, pa trajnerin Hoze Mourinjo (i skualifikuar në ndeshjen ndaj Kaljarit) do kërkojnë fitoren.
Milani i Leonardos udhëton në transfertën e vështirë të Udinezes, ku të dy ekipet do futen në fushën e lojës për të marrë pikët maksimale.
Surpriza e javëve të para të Serisë A, Sampdoria, do përballet në një transfertë të vështirë me Fiorentinën në “Artemio Franki”. Pas humbjes të dielën kundër Romës, të besuarit e Çezare Prandelit do kërkojnë të rikthehet te fitorja për të mos iu larguar objektivave.
Roma do luajë në “Renzo Barbera” përballë Palermos. Skuadra e Klaudio Ranierit do kërkojë të vazhdojë serinë e fitoreve në kampionat, që kur ky i fundit mori drejtimin e verdhekuqve, pas dorëheqjes së Spaletit.
Lacio pret në shtëpi Parmën e surprizave dhe bardhekaltrit do kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit 1-1 me Katanian javën e kaluar.
Në ndeshjet e tjera, Atalanta pret në “Bergomi” Katanian, Bari Kaljarin, Bolonja Livornon dhe Siena Kievon.
Ndërkohë, nesër Juventusi udhëton drejt Xhenovas në një ndeshje që do të vendosë shumë për të dy ekipet.
Ja ndeshjet e javës V të Serisë A:
Sot (20:45)
Atalanta - Katania
Bari - Kaljari
Bolonja - Livorno
Fiorentina - Sampdoria
Inter - Napoli
Lacio - Parma
Palermo - Roma
Siena - Kievo
Udineze - Milan
Nesër (20:45)
Xhenova - Juventus