E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushteti lokal mbrapa me realizimin e buxhetit 2009

Pushteti lokal vijon te mbetet mbara si me realizimin e te ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore. Keshtu shpenzimet per pushtetin lokal kane arritur ne rreth 17.9 miliarde leke nga rreth 20.2 miliarde leke te planifikuara per 7-mujorin e vitit 2009, duke rezultuar me nje mosrealizim prej rreth 2.2 miliarde leke ose rreth 10.96 per qind me pak se, plani i periudhes. Kundrejt planit vjetor keto shpenzime kane arritur ne rreth 48.68 per qind te tij. Ndersa te ardhurat e mbledhura nga taksat lokale per periudhen arriten ne 8 miliarde leke nga 10.98 miliarde leke te planifikuara, duke realizuar vetem 73.27% te planit te periudhes. Taksa vendore mbi biznesin e vogel eshte mbledhur ne nivelin e 1.8 miliarde leke, te njejtin nivel te ardhurash me nje vit me pare. Taksa nga tatimet mbi pasurine (ndertesa dhe toke bujqesore) jane mbledhur vetem 967 milione leke, me renie krahasuar me nje vit me pare prej rreth 4 per qind. Nga taksat e tjera lokale jane mbledhur per periudhen 5.3 miliarde leke me nje rritje te konsiderueshme krahasuar me nje vit me pare, prej 24 per qind. Ne kete grup, taksa me e rendesishme eshte ajo e ndikimit te infrastrukture, nga e cila kete vit jane mbledhur rreth 2 miliarde leke krahasuar me 920 milione leke te te njejtes periudhe te 2008, me nje rritje prej 121 per qind. Rritje te konsiderueshme kane patur dhe te ardhurat nga taksa e reklamave me 116 per qind dhe nga taksa e tabeles me 45 per qind kundrejt 2008.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›