E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriteret, Topi toleron partite

Tri dite kohe per partite politike, qe te dorezojne ne Presidence kriteret dhe sugjerimet e tyre per perzgjedhjet e anetareve te Gjykates se Larte. Ky eshte tolerimi i fundit qe Presidenti Bamir Topi, duket se u ka bere forcave politike qe nje jave me pare i rrezuan ne Kuvend pese kandidaturat e tij per Gjykaten e Larte. Grupi i eksperteve, i ngritur ne Presidence per perzgjedhjen e kandidateve me te specializuar, vendosi si limit kohor dje diten e hene per pritjen e sugjerimeve nga forcat politike. Nderkohe qe, te tjera synime ka mazhoranca per kandidatet e rinj qe do t’i sugjerohen. Nder te cilet eshte zhvillimi i seancave degjimore me kandidatet ne Komisionin e Ligjeve. Seanca qe pritet t’i realizoje pas ndryshimit te rregullores se Kuvendit. “Grupi i punes administroi sugjerimet e ardhura nga Grupi parlamentar i Partise Demokratike dhe eshte ne pritje deri diten e hene, me 30 qershor 2008, te propozimeve mbi standardet dhe kriteret, vec atyre ligjore, nga te gjitha partite politike parlamentare”, ben te ditur Presidenca. Vetem pas se henes, grupi i eksperteve do te diskutoje ne menyre integrale standardet dhe kriteret e propozuara e te sugjeruara, per t’i paraqitur me pas Presidentit te Republikes nje material perfundimtar. Diten e djeshme, ekspertet e perzgjedhur nga Presidenti per te shqyrtuar 105 kandidaturat, qe kane aplikuar per vendet vakante ne Gjykaten e Larte, moren ne shqyrtim dhe diskutuan fillimisht mbi kriteret ligjore dhe standardet e tjera profesionale, ne baze te te cilave Presidenti i Republikes do te ushtroje te drejten e tij kushtetuese per emerimin e anetareve te Gjykates se Larte. Ky grup i perbere nga nente veta, vendosi te ndahet ne dy pjese per te perfunduar sa me shpejt shqyrtimin e te gjithe aplikanteve. Nje pjese do te merret me shqyrtimin e te gjithe kandidaturave qe jane gjyqtare dhe pjesa tjeter do te merret me kandidaturat qe jane jurist. Ne perfundim, nga te dy grupet do te vleresohen me te miret dhe ato kandidatura qe jane me te kualifikuara. Grupi i eksperteve do te hartoje nje raport perfundimtar, pasi te marre dhe sugjerimet e forcave politike, per t’ia paraqitur javen e ardhshme kreut te shtetit. Do te jete Presidenti Bamir Topi, ai qe do te beje perzgjedhjen e gjashte emrave qe do t’i cohen Kuvendit per shqyrtim e votim. Kuvendi hodhi poshte pese kandidaturat e para, qe Presidenti dorezoi, me argumentin se nuk u zbatuan procedurat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›