Sërish HORROR, vetëdigjet një tjetër ish- i burgosur politik

Gjergj Ndreca
Një tjetër ish- i burgosur politik është vetëdjegur. Mësohet se ai është Lirak Bejko nga Skrapari. Pamjet horror janë transmetuar në momentet kur News 24 tentoi një lidhje direkte. Të përndjekurit e tjerë janë të shokuar nga pamjet e tmerrshme. Bejko ka marrë direkt një shishe me benzinë, e ka hedhur në trup me shpejtësi dhe i ka vënë flakën vetes. Askush nuk e ka menduar që 47 vjeçari do e kryente këtë akt të rëndë.
Bejko është nisur menjëhërë për në QSUT, ku është shtruar në repartin e djegie plastikës dhe po merr edhe ndihmën mjekësore.
Sipas mjekëve në QSUT, Bejko ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe ka djegie në 50% të trupit, por gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik për jetën.