Serish abuzime me lumin Buna

SHKODR - Nje nder shkaqet qe ndikoi ne permbytjet 5 here te zones se Shkodres gjate vitit 2010 sipas specialisteve ka qene dhe ngushtimi i lumit Buna ne gryken e tij ngritja e nivelit te tij dhe ndryshimi i shtratit. Por ndersa flitet per projekte nderhyrjeje ne Bune me qellim zbutjen e efekteve te permbytjeve qe mund te rindodhin ne disa pika vazhdojne ndryshimet e shtratit dhe ngushtimi i tij.
Vetem pak kilometra nga qyteti i Shkodres ne zonen e Zuesit verehet ngushtim i lumit dhe marrje toke nga ndertime ne dy krahet e tij. Afer ish-fabrikes se cimentos nje ndertim i ri ne te majte te rruges Ura e Bunes - Oblike - Muriqan ka hedhur dhera e gure ne shtratin e lumit ne menyre qe te perfitoje toke e cila do te perdoret per ambientin rreth ndertimit. Thuajse perballe tij ne krahun tjeter te lumit te njejten gje ka bere nje lokal njekatesh ku per te shtuar ambientin para tij ka hedhur dhera e gure ne lume per te perfituar toke.
Lumi Buna pervec problemeve te shfaqura gjate permbytjeve ka dhe statusin e zones se mbrojtur.
Lidhur me kete fenomen drejtori i Agjencise Rajonale te Mjedisit ne Shkoder Liljan Idrizi shprehet se ka mbushje ne disa vende te gjatesise se lumit por ndalimi i ketij aktiviteti eshte kompetence e pushtetit vendor. Ne me inspektoret tane kemi vendosur dy sanksione masa administrative me gjobe.
Por eshte pushteti vendor ai qe jep lejet. Madje komunes Rrethina ne territorin e se ciles eshte duke u bere nje ndertim i kemi derguar shkrese zyrtare bashke me fotot e vendit - shprehet Idrizi.
Ne Bashkine Shkoder shprehen se kane vene nje gjobe 500 000-lekeshe por ky institucion nuk ka autoritetin ekzekutiv dhe nuk e ndalon dot procesin. Shtrati i lumit Buna brigjet e tij kane status te vecante te percaktuar me ligj dhe cdo nderhyrje duhet te miratohet nga Ministria e Mjedisit dhe Administrimit te Ujerave dhe Ministria e Bujqesise.
Jane strukturat e tyre ato qe nderhyjne dhe kane kompetenca per te marre vendime shprehen ne Bashkine e Shkodres.
Ndersa sipas kryetarit te komunes Rrethina Gezim Hardolli vetem te premten i ka rene ne dore shkresa e derguar nga Agjencia Rajonale e Mjedisit pasi vazhdimisht ka vonesa ne ardhjen e shkresave ne kete komune. Hardolli shton se do te beje verifikimin e problemit dhe javen tjeter mund te shprehet lidhur me te.
Nderkaq mbushja e shtratit te lumit Buna per te fituar toke duke e ngushtuar ate vazhdon diten e naten dhe shihet qarte sot nga ura e re e Bunes ashtu dhe ne dy anet e rrugeve nacionale asaj Shkoder - Lezhe dhe Shkoder - Muriqan.