Kameliet e Parisit
Pak Shen Valentin nga Nju Jorku
Huan Barbados i kishte mbushur te 70-at por ende punonte si kujdestar ashensori ne hotelin Marriott ne Manhattan. Ai kishte blere nje tufe te madhe me lule qe ishin gonxhe ca larushi vezullimholla qe u thoshin kamelie Parisi. Ne te ri ai i kish pas rene kitares prej druri ne rruget e bambuve dhe ne trenat karakatine prej derrase qe terhiqeshin nga lokomotiva me qymyr. Asnjehere nuk i kish
te perkedhelur femrat vec u kishte dhene dru kur pinte e behej xurxull me tekila meksikane.
Sot ia kishte dhene ne tru ashtu kot ta festonte dhe ai Shen Valentinin si te gjithe njujorkezet si e gjithe bota e dashuruar. 35 dollare kishte kushtuar ajo tufe me lule 50 kamelie Parisi qe i kishte zgjedhur me shijen e nje artisti te salsas dhe sambas.
U fut ne metro. Do te merrte trenin Q ne Herald Square per te zbritur ne Canal Street. Prej andej do te shkonte ne Jamaica Avenue me trenin J. Atje ishte e dashura e tij ajo derdengia nazemadhe e Zanzibarit qe ia dinte tabiatet dhe ia bente qejfin me pashe. Ajo punonte kuzhiniere ne nje restorant peshku. Kjo ishte dashnorja e fundit qe po ia hante parate me te mire dhe po ia thethinte me neps palcen e paket prej plaku.
I vinte turp qe po i conte lule. E kishte zbutur ca si teper ajo kucke e zeze qe vinte ere sepje karkaleca deti dhe midhje Tahiti. Ia bente te gjitha nje me nje. E ushqente me majen e gjerit i jepte te pinte cti donte shpirti dhe pastaj e linte ti kercente si breshka e detit pa ia hequr deri ne agshol. Per ate pune ai skishte te dyte.
Me nje fjale ia kalonin si jo me mire ai te te shtatedhjetat ajo ende pa i mbushur te pesedhjetat. E kolme e rrumbullt e zeze pis me mish te brydhet perplot afshe te tornadove te Bermudes ku ai e merrte shpesh per pushime.
Kishin pese vjet qe flinin ne nje shtrat te madh qe ishte ndertuar me drurin e kuq te nje pianoje me bisht. Ne baletin prej abanozi dukeshin ende tastet e zinj te basit. Sa here ia kercente ai i shtypte ato me gishterinj per te lajmeruar Muzen se Pegasi ishte shaluar paq.
Tani po i shkonte ne shtepi ti conte kamelie Parisi ai Huan Barbadosi qe sdinte ti perkedhelte grate. Qeshte me vete. ishte kjo teke rioshi qe e kishte kapluar ashtu papritur Kishte dale nga natyra e vet ishte bere ca qesharak. Edhe lulet sdinte ti mbante.
Mori trenin Q dhe u ul andej nga fundi. Ishte i lodhur me i lodhur se zakonisht kishte nje si mbrese rrenimi te shkrumbshem e humbelle te perhumbshme ne gjoksin e lekurte. Mbylli syte dhe shkoi ne ate dynja.
Treni e coi ne Coney Island buze oqeanit ne Brooklyn. Nje cift te rinjsh capkene ia moren tufen e luleve nga duart qe nuk i shtrengonin me dhe vajza nje ruse me floke te platinte i puthi ato dhe e quajti djalin me perkedheli hajdut lulesh. Ata zbriten dhe plaku mbeti vetem atje ne fund te vagonit duke bere nje gjume te paqte e te thelle pa gerhitur e pipetire.
Djali dhe vajza u grinden. Ai e qelloi dhe ajo e shau ai e goditi perseri kesaj radhe me grusht te syte dhe ajo ra pertoke. Erdhi policia dhe mori djalin. Lulet qe kishin rene ne trotuar i mori nje polic. Plaku nuk po zgjohej.
Treni Q vente e vinte neper metrone e zhurmshme te dites se Shen Valentinit. Dikush e preku ne sup por ai nuk u permend. gjume Polici qe nuk e dinte fare se cdite ishte dhe qe lulet nuk i hynin fare ne sy ia la shefit mbi tavoline.
- jane keto lule e pyeti shefi.
- I mbante ajo vajza e dhunuar prej atij djalit qe e kemi ngjeshur ketu. Shefi i afroi te hunda. Gonxhet kishin shperthyer.
- Si i quajne keto lule
- Nuk e di.
- Zbrit te ai djali dhe pyete.
Polici shkoi dhe pyeti djalin si i quanin lulet. Ky ngriti supet i tha se nuk e dinte. Ia kishte marre nje plaku qe flinte ne trenin Q. Polici u nis dhe pyeti ata ta metrose per nje plak qe flinte ne trenin Q.
Shefi priste me parandjenjen e nje dashnori qe i ecte me femrat. do vit kishte cuar lule jo si keto po trendafila te verdhe se ashtu i donte e shoqja. Tani ai pat marre divorc dhe dashnoret qe kishte zene kohet e fundit nuk i preferonin dhe aq lulet ato donin me fort parate. Por ajo e parembremshmja ajo zezakja e kolme qe i ishte dhene me aq droje e turp si nje rioshe ndoshta do ti pelqente dhe do ti behej qejfi. Ajo dukej sapak delikate me gjithe ato mishra te dendur e te afshet qe te tundonin aq shume ato mishra qe ai i kishte kafshuar keqas ne vendet e fshehta duke i zbuluar pak si me perdhune.
Polici trokiti dhe hyri brenda me zhurme.
- Shef plaku kishte vdekur ne gjume.
- Ska gje e kisha me teper nga kureshtja. Nuk eshte mire ti dhurosh nje gruaje lule pa ua ditur emrin. Doja tia shpija asaj te parmbremshmes te kujtohet ajo kuzhinierja zezake e Jamaica Avenue-se e atij restorantit te peshkut te qoshja qe i gatuante aq mire midhjet e Tahitit
Nju Jork 2011