Shtrenjtimi vijon edhe ne 2011
TIRAN- Ecuria e cmimeve te ushqimeve pergjate fundit te 2010 dhe ndikimi i tyre ne nivelin e pergjithshem te inflacionit duket se po vijon edhe ne kete tremujor. Instituti i Statistikave publikoi para disa ditesh treguesit e inflacionit per muajin e pare te ketij viti i cili paraqitet ne nivelet e 3.3 me nje rritje 0.8 krahasuar me dhjetorin.
Edhe gjate janarit jane ushqimet ato qe kane vijuar te shtrenjtohen me ritme me te larta krahasuar me perberesit e tjere te shportes se mallrave. Mesohet se gjate muajit te shkuar ushqimet u rriten ne total me 1.2 por shtrenjtimin me te madh ne kete grup e kane pasur zarzavatet dhe vaji.
Shtrenjtimit te cmimeve nuk i ka shpetuar as buka e cila ne pjesen me te madhe te qyteteve te vendit eshte shitur minimumi 10 leke me shume duke renduar edhe me teper xhepat e konsumatoreve.
Rritje gjate janarit gjithashtu ka pasur edhe sheqeri por edhe cigaret karburantet etj. Per sa i perket cigareve cmimi i tyre eshte rritur per shkak te ndryshimit te nivelit te akcizes nga qeveria e cila ka hyre ne fuqi qe prej janarit te ketij viti duke bere qe cdo pakete te rritet me te pakten 20 leke.
Listes se mallrave te shtrenjtuar i jane shtuar edhe karburantet si dhe gazi i lengshem te cilat kane shenuar shifra te larta rritje brenda nje kohe te shkurter. Kujtojme ketu cmimin e naftes dhe benzines i cili qe prej dhjetorit 2010 eshte rritur minimalisht me 15 leke per liter.
Te gjithe keto shtrenjtime vijne ne nje kohe kur vendi eshte thuajse i varuar nga importi dhe cdo ankese te qytetareve per rritje te cmimeve tregtaret iu pergjigjen me rritjen e euros apo ndryshimin e burses. Ekspertet nga ana tjeter nuk presin ndonje ndryshim te situates per aq kohe sa te jemi te varuar nga importi nderkohe qe sipas tyre e vetmja zgjidhje do te ishte rritja e prodhimit vendas.