Sërish në shkollë (FOTO)
Fëmijët e shkollës Sandy Hook në SHBA, që i mbijetuan masakrës, janë rikthyer në shkollës që pas tragjedisë.
Fëmijët do të shkojnë në një tjetër shkollë, ndërkohë që janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Oficerët e policisë kanë kontrolluar kartat e identitetit të prindërve të tyre.
Një vogëlush, i hipur në autobusin e verdhë, bën shenjën e paqes, ndërkohë që rikthehet në shkollë.
Shkollën e re policia e quan më të sigurtën në Amerikë.
Prindërit do kenë mundësi që të jenë afër fëmijëve të tyre nëse duan të qëndrojnë gjithë ditën në një auditor.
Sandy Hook u bë e njohur në mbarë botën pasi më 14 dhjetor, një i çmendur, i quajtur Adam Lanza vrau 20 fëmijë dhe 6 pjesëtarë të stafit të shkollës.






