E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaroset familja ne Lezhe

Një ngjarje e rëndë, e konsideruar e paprecedentë nga autoritetet, është verifikuar mbrëmjen e së hënës në Lezhë, ku anëtarët e një familjeje janë gjetur të vrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Blinisht të Lezhës, ku burrë e grua, si edhe djali i tyre janë ekzekutuar rreth orës 21.00 të mbrëmjes me breshëri automatiku.

Sipas policisë, viktimat janë Rrok, Mira dhe Fatjon Shtjefni, përkatësisht 52, 50 dhe 24 vjec. Ata janë gjetur të vrarë në oborrin e banesës së tyre dhe mësohet se janë ekzekutuar pas një debati me një fqinjin e tyre, për të cilin policia e Lezhës VrasjeDosjet e Aldo Hoxhës Tiranë, vritet me thikë 17-vjecari në autobus Vrasje e dyfishtë në Pogradec thotë se e ka identifikuar.

Ai eshte 47-vjecari Kastriot Zhupa, i cili mendohet se ka qene ne gjendje te dehur ne momentin qe ka kryer krimin, teksa policia e ka shpallur ne kerkim.

Drejtori i policisë së Lezhës tha se ngjarja ndodhi pas një konflikti të castit.

Divjakë, vritet në mes të qytetit i riu

Ndërsa pak orë më parë, gjatë pasdites, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Divjakë, ku një i ri 30-vjeçar u vra me armë zjarri në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve policore, viktima u identifikua si shtetasi Fatos Bello, i cili vdiq në vend nga plagët e marra.

Autoritetet lokale njoftuan se uniformat blu, nga dëshmitë e para të mbledhura në vendin e ngjarjes, arritën të identifikonin autorin e krimit.

Ai është shtetasi Shaban Lleshi, 50 vjeç, që sipas hetimeve paraprake të agjentëve të anti-krimit dyshohet ta ketë vrarë Bellon për motive të dobëta. Një operacion policor u organizua për kapjen e tij.

Javët e fundit në Shqipëri kanë qenë një ferr i vërtetë për sigurinë e qytetarëve. Vrasje makabre, sherre në familje të përfunduara me mort dhe gjithëfarëlloj shkaqesh, nga më banalet deri te më madhoret, kanë marrë jetë njerëzish.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›