E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish përplasje përballë Kryeministrisë, protestuesit sulmojnë me molotov, policia hedh gaz dhe ujë

Ka sërish tension dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pasi u larguan më herët, protestuesit u rigrumbulluan sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.

Pas disa minutash qetësie, tensioni mes tyre nisi sërish, ku policia u qëllua me vezë dhe molotovë, ndërkohë që uniformat blu ndërhynë menjëherë duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke shpërndarë protestuesit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›