Serish protesta te vreshtareve

Vreshtaret e Rahovecit thone se qeveria e Kosoves dhe bodrumet ende nuk kane ofruar ndonje zgjidhje lidhur me gjetjen e nje vendi per grumbullimin e prodhimit te tyre. Ata shprehen te pakenaqur dhe paralajmerojne rinisje te protestave. Menaxheri i bodrumit Stone Castle ne Rahovec thote se kjo ceshtje nuk eshte problem i tyre por i Qeverise. Nderkohe prodhuesit e rrushit thone se prodhimi i tyre cdo dite e me shume po prishet.
Vreshtaret e Rahovecit paralajmerojne se brenda dy diteve te ardhshme do ta rinisin protestat nese nuk gjendet nje zgjidhje per prodhimin e tyre qe nenkupton gjetjen e nje vendi per grumbullimin e rrushit te vjele.
Dy dite me pare ata kishin nderprere protesten me arsyetimin se kane dashur ti japin pak kohe qeverise se Kosoves dhe bodrumeve qe ta shqyrtojne problemin seriozisht.
Megjithekete perfaqesuesit e vreshtareve thone se ende nuk u eshte ofruar ndonje zgjidhje apo marreveshje lidhur me kete ceshtje.
Labinot Shulina kryetar i Shoqates se Vreshtareve thote se asnje zgjidhje konkrete nuk eshte ofruar deri me tash per vreshtaret.
Ne po presim pergjigje dhe po presim mirekuptim nga njerezit e qeverise dhe bodrumeve. Mundesite jane reale por skemi asgje konkrete. Nese nuk vjen deri te zgjidhja ne tjeter rruge nuk kemi. Me rendesi eshte qe ne nuk jemi per protesta por keto po na i imponojne qeveria podrumet dhe te gjithe - thote Shulina.
Nderkaq prodhuesit e rrushit thone se temperaturat e larta te ketyre diteve tashme kane filluar te ndikojne ne prishjen e prodhimit te tyre.
Kujtim Derguti kultivues i rrushit thote se vreshtaret tash jane duke luftuar qe te pakten te ruajne investimet e tyre e jo fitimin qe do te duhej tua sillte prodhimi i rrushit.
Deri me sot jemi ne humbje diku rreth 30 per qind. Ky diell qe eshte tash ende po e thane rrushin dhe po i kalon afati i vjeljes. Une i kam rreth 21 mije hardhi rrushi. Rreth 10 mije euro i kemi investuar aty. Faktikisht 15 mije euro eshte fitimi. Ne jemi duke luftuar tash qe vetem harxhimet tona te mos shkojne dem domethene parate qe i kemi dhene per ti kultivuar vreshtat tona. Nese nuk behet asgje protestat do te behen edhe me te medha me masive dhe do te na bashkengjiten edhe bujqit nga e tere Kosova - tregon Derguti.
Ne anen tjeter Ministria e Bujqesise nga qeveria e Kosoves per zgjidhjen e ketij problemi ka propozuar qe sasia e veres se prodhuar gjate vitit 2009 te subvencionohet dhe te krijohen lehtesi per bodrumet e vererave.
Sipas ketij propozimi ndermarrjet perpunuese do te merrnin nga 4 euro-cente per cdo liter vere te prodhuar gjate vitit 2009.
Por drejtuesit e prodhuesit me te madh te veres ne Rahovec Stone Castle para objektit te te cilit edhe ishin bere protestat vleresojne se propozimi i Qeverise nuk eshte zgjidhje reale. Shani Mullaabazi - menaxher i bodrumit Stone Castle thote se me kete propozim Ministria e Bujqesise vetem sa po perpiqet ta heqe fajin dhe pergjegjesine nga vetja.
Kjo qe ministria e propozon nuk eshte zgjidhje dhe absolutisht nuk korrespondon me realitetin sepse ne si ndermarrje nuk kemi hapesire kualitative ku ta depozitojme veren prodhimin e ri. Rrushin mund ta perpunojme por prodhimin e ri nuk kemi ku ta depozitojme. Nuk duam qe ta depozitojme ne enet te cilat jane te demtuara sepse jemi pjese e tregut nderkombetar dhe deshirojme qe ne kete treg te kemi kualitet dhe te mos e rrezikojme ne asnje moment kualitetin dhe imazhin e ndermarrjes sone. Vreshtaret jane problem i shtetit dhe nuk jane problem i nje kompanie private - thote Mullaabazi.
Ndryshe sipas Labinot Shulines per vreshtaret do te jete e pranueshme cdo zgjidhje qe do ta shpetonte prodhimin e tyre.
Vreshtaret nuk kane asgje kunder qeverise qe tu jape bodrumeve subvencion qofshin ato 10 cent ose 1 euro per liter. Neve nuk na intereson ajo. Mirepo ceshtja eshte se qeveria nuk ka marre kurrfare vendimi me akteret kryesore te lojes qe jane bodrumet. Ne po na fusin si pjese si aktore te asaj loje kinse ne nuk jemi pajtuar ose ku ta di une... Neve per momentin po na intereson vetem qe te pranohet rrushi e pastaj biseda mund te zhvillohen sa te duan - thekson Shulina.
Sidoqofte vreshtaret thone se do te presin nje zgjidhje deri diten e marte me 21 shtator dhe me pas te fillojne protestat te cilat sic thone ata do ti zhvillojne edhe ne Prishtine para qeverise se Kosoves.
Ndryshe protestat e fundit te vreshtareve kishin eskaluar dhe kishin rezultuar me 21 persona te lenduar.