Jeton me 1200 radioaparate ne shtepi

Ne kohen kur edhe pleqte kane vendosur te perdorin teknologjine me moderne eshte veshtire ta paramendosh dike duke degjuar radio ne aparatet te cilat jane te vjetra gati nje shekull por koleksionisti Gerry Wells eshte njeri prej tyre.Tetedhjetevjecarit nga Britania e Madhe i pelqejne aq shume radiot saqe cdo kend te shtepise e ka mbushur me keto aparate. Wells ne shtepine e tij ruan me kujdesin me te madh 1.200 radioaparate ndersa shtepia e tij duket si muze.Ai thote se ka radio prej vitit 1895 por blen edhe radioaparate te reja keshtu qe kohe me pare ai ka blere edhe nje radio te re moderne te cilen e vendosi ne banjo. Britaniku thote se per aparatet elektrike kishte filluar te interesohej qysh ne femijeri.