SHBA fushate intensive per Kongresin amerikan

Anketat e opinionit publik tregojne se partia republikane e opozites ka nje avantazh te qarte ndersa partia demokrate e presidentit Barak Obama ka te ngjare te pesoje humbje te thelle ne zgjedhjet e nentorit per ne Kongres. Por zoti Obama po e lufton kete epersi te republikaneve me masa per te nxitur ekonomine. Ai foli per keto masa te premten ne nje konference shtypi dhe me pare ne fjalime ne disa shtete te rendesishme qe u ngjanin fushatave elektorale.
Presidenti Barak Obama ka dale ne mbrojtje te politikave te tij duke propozuar shkurtime te reja taksash per bizneset dhe shpenzime ne projekte te infrastruktures per te nxitur ekonomine dhe per te krijuar vende pune.
Ne nje miting prane Klivlendit ne shtetin Ohajo zoti Obama tha se amerikanet jane te zemeruar dhe te shqetesuar lidhur me nivelin e larte te papunesise. Ai akuzoi republikanet e opozites se po e perdorin kete shqetesim per perfitime politike.
Shume gjera kane ndryshuar qe kur erdha ne kete zyre pas zgjedhjeve te fundit por ajo qe nuk ka ndryshuar eshte zgjedhja me te cilen perballet ky vend. Zgjedhja mes frikes dhe shpreses mes te shkuares dhe te ardhmes. Zgjedhja mes kthimit prapa dhe ecjes perpara. Ky eshte thelbi i ketyre zgjedhjeve - dhe zgjedhja qe duhet te beni ne nentor.
Presidenti kritikoi ashper disa here udheheqesin e pakices republikane ne Dhomen e Perfaqesuesve Xhon Beiner. Zoti Beiner eshte nga shteti Ohajo dhe ka kritikuar politikat ekonomike te zotit Obama ne disa fjalime ne Klivlend.
Presidenti Obama duhet te kerkoje dhe te pranoje doreheqjen e anetareve te grupit te tij ekonomik duke filluar nga sekretari i Thesarit Timoti Gaitner e deri tek kreu i Keshillit Ekonomik Kombetar Leri Samers.
Zoti Beiner i ka bere thirrje presidentit te zgjase shkurtimet e taksave te zbatuara nga presidenti Xhorxh Bush per te gjithe amerikanet pavaresisht nga te ardhurat e tyre. Zoti Obama kerkon te mbaje shkurtimet e taksave por jo per ata qe kane te ardhura vjetore mbi 250 mije dollare.
Demokratet kane tani shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe ne Senat por zoti Beiner shpreson te behet kryetari i ri i Dhomes se Perfaqesuesve ne se republikanet fitojne shumicen e vendeve ne zgjedhjet e nentorit.
Dejvid Mark eshte kryeredaktor i agjencise se lajmeve tek Politiko. Ai thote se nismat ekonomike te presidentit Obama nuk kane te ngjare te kene ndikim te madh ne zgjedhjet e nentorit pasi edhe ne se Kongresi i miraton ato nuk do te hyjne ne zbatim per disa muaj.
Mendoj se ky eshte nje problem i madh per presidentin. Ai eshte i gozhduar nga niveli i larte i papunesise 95 apo 96 per qind dhe nga shifrat ekonomike ne pergjithesi shume te uleta per momentin. Per sa kohe qe situata eshte e tille ajo do te jete problem per zotin Obama. Uilliam Galston ne Institutin Brukings ka te njejtin mendim.
Njerezit e kane ndare mendjen per ekonomine ata e dine situaten ne te cilen jane dhe e dine punen qe ka bere presidenti. Kjo nuk do te thote se qe nga keto zgjedhje deri ne ato te 2012-s njerezit nuk do te ndryshojne mendim.
Por tani per tani presidenti Obama eshte perqendruar me shume tek zgjedhjet e nentorit ndash me pak se dy muaj larg ndash sesa tek zgjedhjet per mandatin e tij te dyte dy vjet me vone.