Sërish tensione në Kuvend. Kërkuan interpelancë me Ramën, opozita bllokon foltoren, ndez zhurmues

Ka nisur sërish me tensione seanca e sotme plenare. Deputetët demokratë vijojnë aksionin e tyre opozitar për bllokimin e punimeve të Parlamentit, duke ndezur zhurmuese në sallë dhe duke bllokuar foltoren e Kuvendit.
Deputetët demokratë kundërshtojnë mungesën e Kryeministrit Edi Rama në Parlament, pasi kishin e kërkuar këtë të fundit në një interpelancë urgjente. Ndërsa kreu I qeverisë ia ka deleguar fjalën ministres Elisa Spiropali, deputeti Arb Agalliu ka deklaruar se kryeministri nuk mund të fshihet më. Ai paralajmëroi se nëse kërkesa e tyre për interpelancën me Ramën zgjatet, nuk do lejojnë zhvillimin normal të seancës.
“Është kërkuar kryeministri për të qenë prezente.Nëse zgjasni kërkesën tonë të interppelancës urgjente, duhet të kjetë Rama. Ai s’mund të fhsihet pas Elisës dhe as pas Blinken”, tha Agalliu.
Kryeparlamentarja Nikolla ka deklaruar se Kryeministri ka angazhime më të mëdha dhe se interperalcën ia ka deleguar ministres Spiropali. Pasi opozita nuk ka pranuar të zhvillojë interpelancën me Spiropalin, Kryeparlamentarja Nikolla ka hedhur në votim pr.ligjet e rendit të ditës.
/rtsh.al/