Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke shkaktuar re tymi të zeza dhe toksike për banorët e qytetit. Nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa era favorizon përhapjen e flakëve dhe tymit në disa zona të qytetit bregdetar.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
Ky nuk është rasti i parë i zjarreve në këtë fushë mbetjesh, pasi gjatë muajve të fundit janë regjistruar disa vatra të tjera zjarri, duke krijuar shqetësim për shëndetin e banorëve dhe mjedisin në qytetin e Vlorës.
/rtsh.al/