E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serjani: Puna e bashkisë verbon PD-në

Pas akuzave të PD-së se kryebashkiaku kërkon të betonizojë Liqenin Artificial të Tiranës ka reaguar Bashkia e Tiranës . Zëdhënësi i saj, Florion Serjani deklaroi se puna e bashkisë për të shndërruar kryeqytetin në metropol të standardeve evropiane verbojnë partinë e kryeministrit.
Sipas Serjanit, përfaqësuesit e PD-së kanë vijuar të bëjnë një fushatë shpifjesh e mashtrimesh kundër bashkisë e kryetarit të saj.
"Ne jemi të vendosur që fatin e këtyre mjeranëve politike ta lëmë në duart e institucioneve të drejtësisë. Listës së gjatë të padive e kallëzimeve penale do t'u shtohen edhe shtetasja Rajmonda Bulku dhe për së dyti herë, Gert Bogdani", nënvizoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›