E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Rexhepi: Keqinterpretim deklaratat në "Danas"


Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i ka quajtur keqinterpretim deklaratat e tij në të përditshmen serbe "Danas", se Kosova është e gatshme për reagim të armatosur në rast se serbët e veriut vendosin që t'i bashkohen Serbisë apo të shpallin pavarësinë e kësaj pjese të Kosovës.

"Qeveria e Kosovës është e gatshme që të marrë vendim për ndërhyrje të armatosur në rast se serbët e veriut vendosin që t'i bashkohen Serbisë apo të shpallin pavarësinë e kësaj pjese të Kosovës", shkruante e përditshmja serbe "Danas".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›