E Diel, 1 Nëntor 2026

Server: Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje të drejtpërdrejtë

23-08-2013 / Gazeta 55

Eksperti amerikan për Ballkanin, profesori Daniel Server ka theksuar se ndoshta momenti që Kombet e Bashkuara të tërhiqen nga çështja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, dhe t’i lënë vetë të dy palët të ulen dhe të bisedojnë në mënyrë direkte që të gjejnë zgjidhje. “Çështja rreth Izraelit dhe Palestinës është e vjetër 65 vjet, ajo mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth 20 vjet, po aq është edhe problemi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno Karabah, kurse paqësorët e KB-ve janë në Qipro gati rreth 40 vite. A ka arsyetim ekonomik në këtë punë pasi tentimet e bashkësisë ndërkombëtare janë relativisht të lira në krahasim me pasojat potenciale nga zgjidhja e tyre”, konsideron Server. Ai thotë se përpjekjet e ndërmjetësuesit Nimic deri më tani nuk kanë pasur ndonjë rezultat, askush nuk ka forcë ta aplikojë vendimin e GJND-së, e cila thotë se Greqia e ka shkel marrëveshjen e përkohshme, por as të garantojë që edhe nëse arrihet një marrëveshje eventuale, parlamenti grek do ta ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›