Server: Opinioni i GJND-së nuk ndryshon pavarësinë
“Kosova dhe Serbia mund të bisedojnë edhe shkëmbimin e territoreve, por duhet të kenë parasysh pasojat”, tha shefi i Institutit Amerikan për Paqe. Server po ashtu vlerësoi se incidentet në veri duhen marrë si paralajmërime serioze.
“Nuk e di dhe nuk mund ta di se cila do të jetë rëndësia derisa opinioni i GJND-së të bëhet publik. Sidoqoftë, bëhet fjalë për opinion këshillëdhënës dhe sipas meje ai nuk mund të ndryshojë faktet bazë e ato janë: Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe një numër i konsiderueshëm i vendeve të rëndësishme e kanë njohur atë. Përtej kësaj, ne duhet të presim shpalljen e opinionit. Unë do të isha shumë i kujdesshëm dhe të mos besoj vlerësimet e menjëhershme pas shpalljes së opinionit, të cilat favorizojnë njërën apo palën tjetër. Ai opinion duhet studiuar me kujdes, por nuk ndryshon faktet bazë”, u shpreh Server.
Ai shtoi se ka disa vende të cilat kanë hezituar të veprojnë derisa Gjykata të bëjë publik opinionin e vetë. “Mendoj se është e mundur dhe shpresoj të shoh Kosovën të ketë të siguruar rreth 100 njohje në një të ardhme të afërt. Kjo gjithnjë ka qenë një qëllim i rëndësishëm”, nënvizoi eksperti amerikan.
Lidhur me përpjekjet e Serbisë për të filluar negociata të reja për statusin e Kosovës, Server u shpreh se “duhen dy palë për të negociuar dhe unë nuk shoh rrethana në të cilat Prishtina do të pranonte të negocionte për çështjen e statusit. Dua të jem i qartë: ka shumë çështje për të cilat Prishtina dhe Beogradi mund të flasin dhe të provojnë t’i zgjidhin. Unë vërtet nuk i kushtoj rëndësi faktit se si quhen bisedimet, por është e rëndësishme që palët të ulen dhe të fillojnë të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësie”.