Shtyhet takimi Maqedoni-BE për MSA-në
Kërkesa për shtyrjen e takimit është bërë nga Këshilli i BE-së, pas konsultimeve me presidencës belge të Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimit të Ministrisë maqedonase për Punët me Jashtë, takimi pritet të mbahet në Bruksel me datë 27 korrik.
“Këshilli i BE-së, pas konsultimeve me presidencën belge ka dërguar lutje në adresë të MPJ-së në Shkup për shqyrtimin e shtyrjes së takimit për një javë më pas, me qëllim që ti mundësonte BE-së që të prezantohen në nivele më të larta, por edhe për shkak të mbajtjes së konferencës ndërkombëtare në Afganistan në të njëjtën datë”, theksohet në komunikatën e MPJ-së në Shkup.
Takimet e Këshillit të MSA-ë mbahen çdo vit me qëllim shqyrtimin e procesit integrues të vendeve që aspirojnë të integrohen në Bashkimin Evropian.