Server kundër planit serb
Prishtinë -Një tjetër kritikë ndaj planit serb ka ardhur nga Drejtori i Institutit për Paqe i SHBA-ve me seli në Uashington, Daniel Server. Ai vlerësoi se Propozimi serb nuk është për status neutral, por përpiqet që të krijojë bazë për ndarjen e Kosovës dhe për kufizimin e mëtejmë të ushtrimit të sovranitetit të Prishtinës”. Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të nuk do të duhej të bëjnë presione shtesë ndaj Prishtinës për të pranuar kushtet serbe për vendosjen e misionit të BE-së.