E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëndrimi kosovar ndryshon vetëm pas ndryshimit të planit të OKB-së

Prishtinë (Start)-Zëvendëskryeministri kosovar Hajredin Kuçi ka deklaruar se qëndrimi i Prishtinës zyrtare ndaj planit të OKB-së do të ndryshojë vetëm kur përmbajtja e planit të ndryshojë. Në një debat organizuar me temë “ Kosova dhe Ballkani pas ndërrimit të administratës amerikane dhe gjashtë pikat e Ban Ki Munit”, Kuçi tha se “Qëndrimi i Kosovës ndaj planit gjashtë pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, mund të ndryshojë me ndryshimin e përmbajtjes së këtij plani”, tha sot zv/kryeministri Hajredin Kuçi, në debatin e organizuar nga AKR-ja me temë: “ Kosova dhe Ballkani pas ndërrimit të administratës amerikane dhe gjashtë pikat e Ban Ki Munit”. Sipas tij, “Procesi ka shkuar në rrugën jo të drejtë. E para, është lidhur një marrëveshje me Beogradin dhe pastaj është tentuar që ajo marrëveshje, në një apo në tjetër mënyrë ajo të shitet në Prishtinë. Dhe, e dyta ka qenë gabimi në përmbajtje. Përmbajtja e planit gjashtëpikësh nuk e ka respektuar Kushtetutën e Kosovës, nuk e ka garantuar edhe vet planin e presidentit Ahtisari, që e kemi arritur me Bashkësinë Ndërkombëtare, se garanton tërësinë territoriale, funksionimin e institucioneve demokratike dhe s’ka garantuar një sistem unik në Kosovë”.

Sipas Kuçit, presioni nuk duhet të ushtrohet ndaj Kosovës që të pranojë planin e Ban Ki Mun, por të ushtrohet ndaj OKB-së për të ndryshuar planin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›