E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallack: Bisedimet me Prishtinën vijojnë ende

Bruksel(start)-Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian deklaruan se po vijojnë ende bisedimet me Prishtinën, por edhe me liderët serbë dhe Kombet e Bashkuara për të hequr, sipas tyre dilemat në mënyrë që në dhjetor në Kosovë të mundësohet veprimi operativ i EULEX-it. Zëdhënësja e shefit të diplomacisë evropiane Christina Gallack deklaroi gjithashtu se bisedime të tilla bëhen për të vënë në jetë konkluzionin e shefave të diplomacive evropiane në mënyrë që misioni EULEX të jetë i gatshëm të zbatojë mandatin e tij në fillim të dhjetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›