Reagon Erzen Breçani: Faqja është e imja, por komenti nuk është i imi
Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i vënë në qendër të medias për shkak të një postimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se faqja është e tij, por ai nuk e ka bërë postimin.
Shpesh e lë faqen hapur, e ka shkruar dikush tjetër është shprehur Breçani.
Në faqen zyrtare të Breçanit, nën emrin e tij, ishte postuar një koment ku bëhej thirrje për të shporrur kryetarin e PS, Edi Rama, i cili etiketohej edhe si Hitler dhe Enver./ep
