E Diel, 1 Nëntor 2026

Perversiteti i Rames po demton pronaret

Pasi kishin lajmeruar per dite me radhe se do te dilnin te nxirrnin nje dokument qe do na rreqethte te gjitheve tellallet e Edi Rames dolen e na folen. Te themi te drejten na rreqethen sepse rreqethes eshte spekulimi papergjegjshmeria dhe perversiteti i Rames dhe gjinkallave te tij dhe bufonata politike e tyre.Pronaret folen sot dje me gojen e tyre ashtu sic foli dhe avokati i firmes Vision Construction dhe nuk mendoj se ka ndonje gje me shume per ti shtuar prononcimit te tyre. Eumlshte nje e drejte e ligjshme e pronareve qe te lidhin apo te prishin marreveshje me firma te ndryshme ndertimi qofte dhe si kjo me firmen Vision Construction qe normalisht shihet me respekt por jo aq te vecante per mua sa ne favor te saj te kundershtohet ligji.

Theksoj edhe nje here se pronareve te ish-ekspozites u eshte rikthyer prona e ligjshme e cila u mbahej padrejtesisht prej 10 vjetesh kur ne ate ambient nuk kishte asnje institucion publik qe te ushtronte veprimtarine dhe te perligjte mbajtjen e saj per nevoja publike. Ambientet perdoreshin vetem nga subjekte private kundrejt qirave simbolike.- Pronaret sipas VKM 738 te vitit 2009 ne plotesim te VKM se shkurtit 2005 u takonte te parablinin edhe pjesen shteterore te truallit nen objekt. METE pra ua ka kthyer vetem pronareve qe kishin bere mbi 10 kerkesa radhazi. METE kishte autoritetin qe jep ligji dhe detyrimin qe jep ligji.E ky rast i kthimit te prones se ekspozites nuk eshte rastesi gjate periudhes 2005 ndash 2009 qeveria ka kaluar mbi 600 praktika te kthimit te prones tek pronaret e ligjshem. Nen qeverisjen socialiste jane kthyer vetem disa dhjetera te tilla dhe me prioritet vetem ku ka pasur interesa klienteliste.

Dhe sa u takon pastaj interesave klienteliste le ti bejme ca pyetje retorike gaztorit te Rames Eduart Shalsit.A e di ti z. Shalsi se kush e ka privatizuar ne kohen e socialisteve hotel Tiranen per pese milione kur kushtonte te pakten 20 milione euro ndash Biznesmene si Kokedhima i Edi Rames.A e di z. Shalsi se kush e ka privatizuar ne kohen e socialisteve frigoriferin e Durresit 2 milione euro me cmimin e nje frigoriferi shtepie ndash Kokedhima i Edi Rames.A e di z. Shalsi se kush e ka blere 1500 meter toke shteterore Flasim per ish-Tajvanin ne qender te Tiranes ku z. Rama ne shkelje te ligjit nr 9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones ka shitur per qellime biznesi privat 1500 meter katrore toke shteterore me 100 euro metrin ne nje kohe kur cmimi ishte plot 1500 euro metri dhe per me teper shitja ndalohej me ligji - Bleresi eshte Beso i Edi Rames qe e ka marre kete toke rreth kater here me lire nga cmimi i tokes se ekspozites.

A e di z. Shalsi se kush i merr ne Tirane 70 per qind te lejeve te ndertimit -Firma e Shkrelit te Ledi Shamkut te Rames.Kaq sa per te treguar qe po te jete fjala per te ngritur pyetje madje jo spekulative mund te kalojme gjithe pasditen keshtu. I kerkova dhe dje z. Shalsi ia them kete edhe sot Mos hyr ne librat e shtepise sepse ka mundesi te dalin kusherinjte e tu dhe te z. Rama. Mua nuk me rreqethni dot ne 20 vite ne politike nuk ia ka dale te me rreqethe asnje akuze. Ai qe rreqethet eshte vetem kryetari juaj qe ka vetem e vetem marazin se ka humbur rastin te beje nje pazar te majme por te paligjshem per veten e klientet e tij ne kurriz te pronareve legjitime.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›