Serwer: Raporti i Martyt i ka bërë dëm Thaçit

Daniel Serwer, nga Qendra për Studime Transatlantike, ka deklaruar se raporti i Dick Martyt i ka bërë dëm Hashim Thaçit dhe Kosovës. Sipas tij, iniciativa për bashkim mbarëshqiptar është e papranueshme në Ballkan.
Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Serwer ka thënë se procesi zgjedhor në Kosovë është shumë i rëndësishëm, pasi është me rëndësi vitale të lihen qytetarët që më votat e tyre të vendosin nëse Thaçi apo dikush tjetër do të vazhdojë të përfaqësojë Kosovën.
“Vendimin për këtë nuk duhet ta sjellë Washingtoni apo Brukseli, por Kosova. Mirëpo, patjetër duhet të them se jam shumë i dëshpëruar me cilësinë e procesit zgjedhor” theksoi Serwer.
Gjithashtu Serwer ka thënë se organet e drejtësisë duhet të hetojnë akuzat e raportit të Martyt.