E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet frika nga virusi A/H1N1 në Shqipëri

Rikthehet frika nga virusi A/H1N1 në Shqipëri. Deklarata vjen nga ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i cili ka theksuar se në vendin tonë janë rishfaqur simptomat e virusit A/H1N1.

Në një takim me mjekë të poliklinikave në kryeqytet ministri i shëndetësisë Vasili ka kërkuar të bëhet kujdes me simptomat e gripit të derrit duke theksuar se në qendrat shëndetësore duhet të ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme.
 

Ai gjithashtu ka theksuar se në vend është shtuar numri i personave të prekur nga gripi por theksoi se në qendrat shëndetësore do të ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme për të gjithë pacintët e prekur nga gripi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›