Serwer: Veriu i Kosovës është nën kontrollin direkt të Beogradit
Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer ka deklaruar se "veriu i Kosovës është nën kontrollin direkt të Beogradit", duke shtuar se atje nuk ka "struktura paralele, por institucione serbe". Ky ka qenë rast që nga fundi i luftës dhe kështu do të mbetet nëse komuniteti ndërkombëtar nuk bën diçka për të ndryshuar këtë situatë, tha Serwer. Serwer u shpreh se personalisht përshëndet planin e Piter Feithit, me të cilin serbëve në veri të Kosovës u jepet "një shkallë e lartë e autonomisë, që është me vend". Ai tha se Beogradi ka të drejtë të mos e njohë Kosovën dhe se askush nuk do ta detyrojë ta bëjë këtë, por theksoi se Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së nëse nuk arrin ndonjë zgjidhje me Kosovën, përkatësisht "de fakto njohje të pavarësisë së Kosovës". "Serbia nuk mund të presë që të bëhet anëtare e BE-së dhe të mbajë Kosovën - ose njëra ose tjetra", tha Serwer. "Ka ardhur koha që Beogradi dhe Prishtina të fillojnë bisedimet direkte pa ndërmjetësues, por në bazë të barazisë", ka porositur Serwer, zvpresident i Institutit Amerikan të Paqes.