Rama: Berisha, një kamikaz që kërkon të hedhë në erë KQZ-në
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me kërkesën e PD-së për të larguar nga KQZ-jë anëtarin e LSI-së, duke thënë se opozita refuzon arritjen e një marrëveshjeje për këtë çështje.
Gjatë një deklarate për mediat ai u shpreh se qeveria me këtë veprim tregon haptazi shkeljet e ligjit, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit të dëgjojë deklaratat e ndërkombëtarëve.
Ende më shumë, kuturisja e Kryeministrit për ta kthyer shumicën e tij prej kartoni në një kamikaz që të hedhë në erë KQZ-në, hedh në erë edhe njëherë të drejtën themelore e të papërmbushur në gjithë këto vite të shqiptarëve, për të ushtruar pa asnjë pengesë të drejtën sovrane të zgjedhjes së lirë të qeverisë së tyre. Deklaratat e troçta të Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian janë thirrje të forta që një marrëzi e tillë e dhunshme të mos ndodhë. Ne i bashkohemi këtyre thirrjeve duke kërkuar nga kryeministri, që të mos i faturojë Shqipërisë e popullit shqiptar koston e panevojshme të mosrealizimit të zgjedhjeve plotësisht të lira e të ndershme,- tha Rama.
Në vijim kryesocialisti u shpreh Partia Socailiste do ta respektojë deri në fund dokumentin themelor të zgjedhjeve, ndërsa siguroi se nuk do të tolerohen shkeljet e njëanshme të Kodit për të uzurpuar politikisht KQZ-në.