Seuli anullon lëshimin e raketës së parë hapsinore
Raketa është quajtur "Kslv-1" dhe do të dërgojë në orbitë një satelit eksperimental.
"Kslv-1" është e lartë 33 metra, funksionon me dy faza dhe peshon në tërësi 140 tonë. Ndërtimi i saj është bërë në bashkëpunim me qendrën hapësinore ruse të Khrunichev.
Qeveria e Seulit ka investuar për këtë projekt rreth 400 milion dollarë. Me lëshimin e sotëm, Koreja e Jugut do të bëhej vendi i dhjetë në botë që dërgon një raketë dhe satelit njëkohësisht në orbitë.
Në planet e qeverisë koreanojugore është parashikuar edhe një lëshim i dytë në prill të vitit 2010 dhe më pas do të dërgohet në orbitë një sondë hapësinore që do të mundësojë udhëtimin drejt Hënës brenda vitit 2025.
Lëshimi i raketës nuk i ka shqetësuar autoritetet japoneze edhe pse raketa do të futet në hapësirën ajrore të Japonisë. Sekretari i qeverisë japoneze, Takeo Kawamura, deklaroi se vendi i tij është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qeverinë koreanojugore dhe Seuli e ka garantuar Tokion për sigurinë e misionit.