E Diel, 1 Nëntor 2026

Sexgate Runi Kesaj radhe gruaja nuk do te me fale

Nje tjeter skandal seksual ka perfshire Kombetaren Angleze te futbollit ndersa sulmuesi Uejn Runi eshte bere pjese e nje tradhtie ndaj bashkeshortes se tij Colin. Sulmuesi eshte zbuluar se ka pasur takime te shpeshta me nje prostitute 21-vjecare te quajtur Xhenifer Thompson. Lajmi eshte publikuar nga The Mirror ku Xhenifer rrefehet dhe thote se ka pasur 7 takime me lojtarin e Manchester United. Gjithcka ka ndodhur ndersa bashkeshortja e Runit Colin McLaughlin ishte shtatzene ne pritje te vogelushit Kai. Per cdo takim Xhenifer merrte nje shume prej 1 mije sterlinash afersisht 1500 euro.

E kam celularin te mbushur me mesazhet e tij flisnim edhe ne Skype ndersa takimet tona beheshin ne hotel - ka thene Xhenifer Thompson. Nderkohe vete Runi eshte pare ne nje gjendje te rende pas publikimit te skandalit. Jeta ime u shkaterrua jam treguar shume budalla pasi Colin kete here nuk do te ma fale - ka deklaruar sulmuesi per mediat angleze. Runi nuk eshte i ri ne problemet me prostitutat. Ne korrikun e vitit 2004 Sunday Mirror zbuloi se ai kishte paguar 140 euro nje prostitute te quajtur Charlotte Glover. Ne ate kohe ai dhe Colin McLaughlin ishin te dashuruar. Publikimi i skandalit duket se ka ndikuar jo pak edhe ne zgjedhjet e trajnerit Fabio Kapello i cili eshte ne dyshim nese do ta aktivizoje apo jo sulmuesin ne ndeshjen me Zvicren diten e marte apo jo. Skandali i Runit vjen vetem pak muaj pas atij te Xhon Territ qe pati raporte te shpeshta me te fejuaren e shokut te ngushte Bridge. Nderkohe vetem pak dite me pare ishte Piter Crouch ai qe u be protagonist per raportet e tij me shume prostituta. Pavaresisht skandalit seksual futbollisti ka fluturuar se bashku me ekipin drejt Bazelit ku Anglia pritet te perballet diten e neserme me kombetaren zvicerane ne fazen eliminatore te grupeve te Euro 2012. Ylli i Manchester United ka kryer stervitjen e fundit me ekipin dhe pritet te jete pjese e formacionit baze te Anglise neser ne oren 2045. Sulmuesi i cili pranoi se kjo marredhenie jashtemartesore e ka shkaterruar pritet te perballet me zemerimin e trajnerit Fabio Kapello i cili njihet per konservatorizmin dhe disiplinen qe kerkon ne ekipet e te cilave ka qene trajner. Pavaresisht formes fizike qe le per te deshiruar Runi mbetet nje nga lojtaret kyc te ekipit mungesa per arsye disiplinore e te cilit do te ndihej tejmase te Anglia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›