E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne Misano Tomizava humb jeten gjate garave te Moto 2

19-vjecari pasi u rrezua u godit nga dy motore te tjere

Aksidenti i tmerrshem qe ndodhi dje gjate Cmimit te Madh te San Marinos i vlefshem per kategorine Moto 2 i kushtoi jeten Shoya Tomizava-s. Piloti nga Japonia u rrezua teksa hapi gazin ne nje segment te drejte te pistes se shtetit te vogel dhe me pas u perplas nga dy motoret qe drejtoheshin nga Alex de Angelis e Scott Redding. Keta te fundit nuk shmangen dot trupin e 19-vjecarit pasi ishin shume prane ishin ne distance parakalimi.

Ndihma e shpejte

Autoritet lokale bene me dije se ne nje moment te pare Tomizava u rianimua pasi kishte pesuar nje arrest kardiak. Piloti kishte hyre ne koma qe ne momentin e perplasjes. Doktori Claudio Machiagodena kryemjeku i ketij Boterori shpjegoi se Tomizava kishte pesuar fraktuara te shumta ne kraharor ne bark dhe ne koke. Si te mos mungonin keto diagnoza te riut disa minuta pas aksidentit iu shtua edhe nje tjeter hemorragji e brendshme.

I stabilizuar

Sipas mjekeve te Boterorit te Motociklizmit gjendja e 19-vjecarit ishte stabilizuar dhe kjo mundesoi qe mjeket te leviznin trupin e tij drejt spitalit te Ricione-s. Por me pas erdhi dhe lajmi i keq. Doktor Claudio Costa mjeku pergjegjes i Klinikes se Levizshme te Moto GP-se rreth ores 1445 konfirmoi se 19-vjecari nuk jetonte me. Ishte nje aksident i tmerrshem. Dhe po kaq te tmerrshme ishin frakturat qe kishte pesuar 19-vjecari. Mjeket tane bene te pamunduren si ne ambulance ashtu edhe ne spital. Me shume keqardhje me duhet trsquoju lajmeroj se Tomizava na la ne oren 1419.

Reagimi i Alex de Angelis

Ndihem shuam keq kur kujtoj Shoya-n ndash tha Alex De Angelis. - Dua trsquoju them se i qendroj prane familjes se tij dhe te gjithe atyre qe e njihnin. Deklaratat e mia te para i kam lene menjehere pasi dola nga gara dhe nuk dija akoma se cfare i kishte ndodhur Shoya-s. Por tani qe kam mesuar per fatin e tij nuk dua te them asnje fjale. Tashme gjithcka kalon ne plan te dyte per mua.

Fatalisti Giacomo Agostini

Per sa i perket ketij aksidenti po dje foli edhe nje kampion i botes se motoreve. Behet fjale per Giacomo Agostinin fitoi gjithsej 15 tituj ne kategorine 350 e 500 kubike qe ishte paksa fatalist me fjalet qe artikuloi. Legjenda italiane duke iu referuar edhe vdekjes se Peter Lenz 13-vjecari vdiq te dielen e kaluar teksa garonte me motor ne Indianapolis u shpreh Gjithmone kam thene se te fillosh te garosh qe ne moshe te re nuk eshte mire. Kur je 16 vjec mund te besh gjerat e vogla nderkohe kur je 18 mund te besh gjera te medha. Mund trsquoju them se aksidenti i Indianapolis mund te me ndodhte edhe mua. Nderkohe per sa i perket aksidentit te sotem nuk kam crsquote them pasi na preku te gjitheve. Per fat te keq me duhet te konstatoj se kjo eshte puna jone. Kemi deshire qe keto gjera te mos ndodhin fare por ja qe nuk mund trsquoi ndalojme. Ne kohen kur garoja une pilotet humbin jeten ne cirkuite nje jave po nje jave jo. Ne ushtrojme nje zanat ku duhet te ecesh me 300 km ne ore ne nuk jemi farmaciste.

Mallkimi i 5 shtatorit

Almanaket tregojne se data 5 shtator asnjehere nuk i ka sjelle mbaresi Boterorit te Motociklizmit. Me 5 shtator te 1993-it si per ironi te fatit po ne cirkuitin e Misanos amerikani Uayne Rainey tre here kampion bote ne kategorine 500 kubike pas nje aksidenti nuk mundi te ecte dot me.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›