E Martë, 3 Nëntor 2026

Muzhaqi: Panair pune në çdo qark për informimin e të rinjve

Një panair për edukim, trajnim dhe punësimin e të rinjve është organizuar të martën në qytetin e Vlorës. 

Panairi është organizuar në kuadrin e nismës “Panair në çdo qark”, nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. 

Ajo vlerësoi pozitivisht angazhimin e të rinjve në këtë panair, në mënyrë që secili prej tyre të merrte më të mirën për zhvillim e tyre personal, akademik dhe profesional.

“Përveç prezantimit me projektet kombëtare që po zbatojmë për të rinjtë, si Programi i Kodimit, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës dhe Garancia Rinore që do të implementojmë së shpejti, ne sot kemi pranë nesh edhe aktorë lokal që secili prej jush të informohet për mundësi reale edukimi, trajnimi dhe punësimi” tha ministrja Muzhaqi.

Ajo tha se ky aktivitet është pjesë e një liste të gjatë nismash që po ndërmerren në çdo qark me qëllim informimin e të rinjve.

/ rtsh. al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›