E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezon turistik i mbarë në Durrës, 865 mln lekë më shumë se në 2011

Sezoni veror në Durrës është përmbyllur me rezultate pozitive, kryesisht sa i përket vendeve të reja të punës, pa lënë mënjanë dhe të ardhurat financiare të siguruara gjatë kësaj periudhe. Në një publikim të të dhënave për sezonin turistik veror, Drejtoria Rajonale e Tatim-Taksave në Durrës bën me dije se gjatë sezonit turistik janë punësuar 4500 punonjës të rinj, ndërsa janë regjistruar 2470 subjekte në zonat turistike.

Ndërkaq po sipas të dhënave të këtij institucioni gjatë sezonit veror të 2012-tës është shënuar një fluks i madh vizitorësh, kryesisht të atyre me qëndrim një ditor, ku numërohen rreth 3.5 milionë turistë. Numri i madh i turistëve ka rritur dhe nivelin e të ardhurave me 865 milionë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›