E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Toka e Shqipes", Teatri i Kukullave hap sezonin e ri artistik

Shfaqja, e cila i dedikohet 100-vjetorit të pavarësisë, ka mbledhur fëmijët në ambjentet e Teatrit të Kukullave për të shijuar atmosferën e hapjes së shfaqes argëtuese ku loja përfshin fëmijet bashkë me aktorët.
 

Ngjarja kalon në një realitet ireal, pikërisht në male, ku dy zogj shqiponje luajnë me njëri-tjetrin deri në momentin e shfaqjes pranë tyre të gjarprit dhe trimit.
 

Pjesa mbyllet me simbolikën e flamurit dhe përcjell mesazhin e bashkimit të shqiptarëve tek fëmijët.Në cdo kohë premiera është e ndërtuar për të përcjellë mesazhe të forta patriotike për fëmijët.
 

Ky është një projekt i Ministrisë së Kulturës ku këtë herë ka përfshirë edhe aktorët e rinj: Ledio Janushi, Florian Kokona, Florind Belliu, Vilma Hodo dhe aktorët Anila Muca, Sonjela Leco, Hermonela Alikaj
 

Skenografia është realizuar nën kujdesin e Sofi Kara, ndërsa muzika Jetmir Mehmeti dhe kukulla Matlinda Mehmetaj.Premiera e parë e kësaj shfaqje është shfaqur në qytetin e Prizrenit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›