E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri i kënaqur me barazimin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është ndarë i kënaqur me lojtarët e tij pas barazimit pa gola ndaj Barcelonës.

“Ne u mbrojtëm në mënyrë shumë të organizuar Ne duhet të jemi të kënaqur me rezultatin, veçanërisht pasi kemi dy nga tre rezultatet të hapura për ne në ndeshjen e kthimit”.

“Barcelona ka shënuar në po thuajse të gjitha ndeshjet e tyre, prandaj duhet t`u jap komplimente djelmoshave të mi që ia kanë dalë aq mirë. Do të jetë vështirë në Spanjë, por ky rezultat na jep ne fuqi”.

“Kur Leo Messi depërtonte thellë, Massimo Ambrosini e mbuloi atë. Megjithatë, ne duhet t`ia dalim më mirë nga ndalimet dhe topat e lartë”, ka thënë Allegri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›