E Enjte, 5 Nëntor 2026

DPB: Bregasi ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se ditën e sotme, shtetasi Andrea Bregasi, 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë, për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32.

Sipas DPB-së, i paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe menjëherë rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë.

“Shtetasi Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore”, thuhet në deklaratën për shtyp.
Andrea Bregasi sipas DPB, është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024.

Ndaj tij ishte dhënë masa “arrest me burg” më datë 12.07.2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” te parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu Bregasi ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, si dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” – 22 dhe neni 278/1 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›