Sezoni turistik, AKU forcon masat për sigurinë ushqimore

Përballë një fluksi të shtuar turistësh që pritet të vizitojnë Shqipërinë këtë vit, siguria ushqimore mbetet një prioritet.
Autoriteti Kombëtar Ushqimor (AKU) po vijon inspektimet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore.
Sipas të dhënave të AKU, në periudhën tremujore janar-mars, janë kryer 1546 inspektime në subjekte ushqimore të ndryshme.
Si rezultat i këtyre inspektimeve, për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 215 paralajmërime dhe ka vendosur 27 gjoba. Vlera totale e gjobave ka arritur në shifrën e mbi 7 milionë lekëve.
/ rtsh.al /