E Martë, 3 Nëntor 2026

Tentuan trafikun e rreth 16 kg kanabis, në pranga 50-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Policia e Gjirokastrës ka goditur një tentativë për trafik lëndësh narkotike. Një 50-vjeçar është vënë në pranga, pasi në automjetin që po drejtonte, iu gjetën 2 thasë me rreth 16 kg kanabis, me qëllim trafikimin e saj.

Blutë e Gjirokastrës kanë arrestuar gjithashtu edhe bashkëpunëtorin e tij, pasi po monitoronte rrugën ku do të kalonte 50-vjeçari.

Të dy të arrestuarit rezultojnë me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

“Në automjetin tip “Jaguar” që drejtonte 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa. Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin. Gjithashtu, u kap shtetasi F. D. që lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›