E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, më pak pushues nga Kosova në Durrës

PLAZHIN-E-DURRESITDurrës- Sivjet po shënohet një rënie e vizitorëve në plazhet e Durrësit nga turistët kosovarë dhe ata nga Maqedonia, ku si shkaqe janë edhe moti i paqëndrueshëm, por dhe zgjedhjet parlamentare. Por, ndërkohë, as numri i pushuesve vendas ditorë nuk është aq i madh sa vitin e kaluar.

Sipas “Express”, me përfundimin e zgjedhjeve, operatorët turistikë shqiptarë pohojnë se kanë nisur edhe prenotimet, ndonëse ende jo në nivelin e dëshiruar. Sipas tyre, çmimet e ofruara janë të përballueshme për pushuesit, ngaqë nuk kanë ndryshuar shumë nga viti i kaluar, shkruan sot Shqiptarja.com.

Një tjetër problem shqetësues që duket se ndikon në uljen e numrit të turistëve është edhe ai i ndotjes së detit nga ujërat e zeza. Përurimi i bujshëm, pak para zgjedhjeve, i impiantit të përpunimit të ujërave të zeza nga ana e kryeministrit Berisha nuk duket se ka sjellë ndonjë përmirësim, pasi shumë hotele dhe ndërtesa përgjatë bregdetit vazhdojnë të funksionojnë me gropa septike, të cilat derdhen në det, pasi rrjeti dytësor i kanalizimit të ujërave të zeza nuk është ndërtuar, megjithëse duhej të ishte përfunduar që në vjeshtën e kaluar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›