E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeturinat mësyjnë perlat turistike, mungojnë kazanët në Jalë (FOTO)

jale-ndotja1Vlorë- Një ndër perlat e rivierës shqiptare, plazhi i Jalës në Vlorë është i ndotur nga dora e njeriut. Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sjellim sot në vëmendje të lexuesit sesi një plazh i tillë që është pothuajse i virgjër ka nisur të shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh të pushuesve.

Gazeta IDEA sjell imazhet e një fundjave qershori në Jalë, ku në mungesë të kazanëve të mbeturinave pushuesit kanë krijuar vende-vende pirgje të mëdha me mbetje.

Pamjet skandaloze denoncojnë sesi një perlë e tillë turistike po degradon nga ndotja.

Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com. Imazhet janë dërguar nga Marsida Vishka.

Mbeturinat mësyjnë perlat turistike, krijohen pirgje në plazhin e Jalës

Mbeturinat mësyjnë perlat turistike, krijohen pirgje në plazhin e Jalës ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›