E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbet turisti çek në malin e Jezercës, pezullohen kërkimet

jezerce-tropojeMalësi e Madhe- Pas ngjarjes së para pak ditësh ku 7 turistë kroatë humbën në malin e Jezercës, por u gjetën në kohë nga ushtria, ka ndodhur një tjetër ngjarje e ngjashme, ku një turist çek ka humbur kontaktet dhe pas disa orësh kërkime nuk është gjetur ende.

Mësohet se turisti ka qenë për alpinizëm në malin e Jezercës dhe më pas ka lajmëruar se është rrëzuar. Pas pak u nis një helikopter i policisë dhe një i ushtrisë, por nuk mundën ta gjenin.

Sipas policisë turisti mund të ketë thyer njërin nga gjymtyrët e poshtëm pasi për këtë arsye ai ka lajmëruar banorët dhe ishin këta të fundit që vunë në dieni autoritetet.

Policia kreu kërkime deri pak para orës 20:00 dhe më pas ato u ndërprenë, pasi fillloi nata dhe është i pa mundur identifikimi i tij. Mësohet se kërkimet do të nisin në orën 05:00 të mëngjesit të nesërm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›