Sezoni turistik në Durrës, Prefekti akuza Bashkisë për vonesën

Prefektura e Durrësit ka akuzuar Bashkinë e qytetit bregdetar se nuk ka marrë masat e mjeftueshme për të bërë përgaditjet e sezonit të ri turistik. Sipas prefektit, Genci Alizoti, ndonëse sot duhej të ishte celur sezoni turstik, situata paraqitet shumë problematike.
Ndërkohë, Alizoti ka theksuar se në rang prefekture janë marrë të gjitha masat për të garanatuar një sezon të suksesshëm, si për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, qetësisë publike dhe pasterisë, ashtu dhe në drejtim të elementëve të tjerë që kanë të bëjnë me infrastrukturën turistike.
Qyteti i Durrësit është zona turistike ku ka edhe fluksin më të madh të turistëve në shkallë vendi.