Shqipëri-Kosovë, marrëveshje për punësim të ndërsjelltë

Shqipëria dhe Kosova do të shkëmbejnë me njëra-tjetrën hapësira punësimi. Kjo falë marrëveshjes së bashkëpunimit që është firmosur nga dy ministrat e Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera dhe Nenad Rasiç.
Ministri Ksera u shpreh se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të dy vendet, vecanërisht në këtë moment ku kriza ekonomike ka prekur shumë vende të Europës.
Gjithashtu ministri i Punës së Kosovës, Nenad Rasiç, u shpreh se nëse nuk kemi bashkëpunime të tilla nuk mund të kemi sukses në një përiudhë të vështirë ekonomike.
Dokumenti i nënshkruar nga titullarët më të lartë të Ministrive përkatëse të Punës parashikon bashkëpunimin e drejtëpërdrejtë të institucioneve pergjegjëse të hartimit dhe përafrimit të legjislacionit në fushat e punësimit dhe formimit profesional, legjislacionit të punës, inspektimit në punë, dialogut social, mbrojtjes sociale, migracionit dhe riintegrimit të emigrantëve të rikthyer dhe integrimit europian.