E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Libofshë-Fier, në gjendje të amortizuar

Rruga Libofshë-Fier ndodhet në gjendje të amortizuar infrastrukturore, ndërsa banorët përballen prej kohësh me këtë problematikë. Në këtë situatë ndodhen edhe segmente në hyrje te Libofshes te vendin e quajtur Hekurudha , Reth Libofsh si dhe ne disa pjese te saj ne afersi te komunes me te njejtin emer.
 

Banoret ankohen se amortizimi i rrugës ka sjellë vështirësi në qarkullimin e tyre drejt qytetit të Fierit, e si pasojë ata nuk mund të transportojnë produkte bujqësore për ti tregtuar në qytet.
 

Ky segment i rruges Fier -Libofshe vijon te dëmtohet nga dita ne dite, duke e rezikuar kete aks te kthehet ne gjendje te para 10 viteve ku për drejtuesit e mjeteve ishte kthyer në një makth më vete kur bëhej fjalë për të qarkulluar në këtë zone.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›