E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sezoni turistik në Fier, nis pastrimi i plazheve

Edhe këtë vit Bashkia e Fierit ka nisur organizimet për çeljen e sezonit të ri turistik.  Ajo ka nisur pastrimi i rërës në të gjithë gjatësinë e bregdetit të plazheve të Darëzesës, Semanit, Ndërmenasit dhe Pish Poros. 

Mjetet motorike dhe punëtore kanë zbritur në terren për të mundësuar një vijë bregdetare më të pastër.

Kjo punë do të shtrihet gjithë muajt e verës, për të garantuar pastërti dhe mirëmbajtje përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Plazhi i Darëzezës shtrihet në një vijë bregdetare prej 13,7 km , Seman 7 Km , Ndërmenas 8 Km dhe Pish Poro 9,6 Km.

Përveç vlerave kurative të rërës dhe bregdetit të këtyre plazheve, larmisë së pushimeve i shtohen mundësitë e eksplorimit të natyrës së zonës si dhe me arkeologjinë e qytetit antik Apoloninë.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›