E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të dëmtuara nga tërmeti, “EU4Schools“ ndërton 62 institucione arsimore

Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Krujë para 2 vitesh pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti në strukturë por edhe në kolonat mbajtëse. Sot falë një financimi të BE dhe zyrës së PNUD në Shqipëri instituti arsimor është rikonstruktuar totalisht dhe 147 fëmijët e zonave përreth i janë rikthyer institucionit të tyre edukues.

Ministrja e arsimit Evis Kushi gjatë një vizite në shkollën e rindërtuar tha se kjo shkollë e re do t’i shërbejë komunitetit prej 2.120 banorësh pasi ajo do të funksionojë edhe si qendër komunitare.

Drejtoresha rajonale e PNUD për Evropën, Mirjana Spoljaric Egger tha se 37 fëmijët e kopshtit dhe 110 nxënësit e shkollës i janë rikthyer godinës së tyre arsimore.

Projekti i bashkimit “Europian EU for schools” parashikon ndërtimin e 62 shkollave të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Ndërsa nga programi i rindërtimit kanë përfunduar së ndërtuari 82 shkolla.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›